Lifestyle

COVID-i i zgjatur prek personat mbi 65 vjeç më shumë

Studime të reja të SHBA-së për COVID-in e zgjatur kanë ofruar dëshmi se kjo mund të ndodhë edhe pas infektimit të personave të vaksinuar, dhe se më të rriturit përballen me rrezik më të lartë për efekte afatgjata, raportoi të enjten AP-ja.

Në një studim, rreth 1/3 e atyre që ishin infektuar pas vaksinimit treguan shenja të COVID-it të zgjatur.

Një raport i veçantë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve gjeti se deri në një vit pas një infeksioni fillestar, 1 në 4 të rritur të moshave mbi 65 vjeç kanë pasur të paktën një problem shëndetësor nga zgjatja e koronavirusit, krahasuar me 1 në 5 tek më të rinjtë.

COVID-i i zgjatur i referohet ndonjë prej simptomave që zgjasin, përsëriten ose shfaqen për herë të parë të paktën një muaj pas infeksionit me koronavirus. Ato mund të ndikojnë në tërë trupin si lodhja, probleme me frymëmarrje, mpiksje e gjakut, etj.

Vaksinat anti-COVID që ndihmuan në parandalimin e infeksioneve dhe sëmundjeve të rënda ofrojnë pas mbrojtje kundër COVID-it të zgjatur, por studimet tregojnë se nuk i mbron aq shumë sa shpresohej.

Simptomat e COVID-it të zgjatur ishin më të shpeshta tek ata që kishin marrë vaksinën Johnson & Johnson me një dozë se ata me dy doza të Modernas apo Pfizerit.