Lifestyle

Çfarë i bën telefoni trupit të njeriut?

Descriptive Text

Shumë njerëz janë në rrezik të zhvillimit të “qafës së teknologjisë” me kalimin e orëve të pafundme duke përdorur telefonat për orë të tëra.

Një hulumtim i kryer nga Shoqata Australiane e Kiropraktorëve ka nxjerrë në pah se pandemia ka çuar në përdorim më të madh të pajisjeve teknologjike dhe ua ka shtuar njerëzve telashet me qafë e shpinë.

Termi “qafa e teknologjisë” i referonit pozicionit në të cilin koka është teposhtë duke shikuar në telefon apo tablet. Gjatë kësaj kohe, rrezikohet të fitohen dhimbje kronike, spazmë në pjesën e sipërme të shpinës, artrit i hershëm në qafë.

Shikimi në telefon në kënd 60 shkallësh është sikur vënia e 27 kilogramëve në shtyllën kurrizore, duke shkaktuar rritje të lakimit të mesit të shpinës.

Megjithatë, “rikuperimi” konsiderohet i lehtë, shkruan “DailyMail”.

Fillimisht propozohet që telefoni të përdoret sa më pak. E kur të përdoret, të bëhet duke e mbajtur në nivelin e syve për të hequr presionin nga shpina dhe qafa. Preferohet pushim sa më i shpeshtë nga përdorimi i telefonit.

Nëse keni qëndruar gjatë me telefon në duar dhe kokën kërrusur bëni një zgjatje të thjeshtë, lidhni duart pas kokës dhe mbani bërrylat e mbështetur në një mur, thonë ekspertët.