Lifestyle

Rritja e rasteve me COVID-19 nuk i rikthen maskat

 

Rritja e infeksioneve COVID-19 nëpër SHBA ka dërguar shumë qytete në kategori të reja me rrezik të lartë që supozohet të nxisin mbajtjen e maskave, mirëpo pjesa më e madhe e vendit ndalon së rikthyeri kufizimet mes një lodhjeje të thellë pandemike.

Për javë të tëra pjesa më e madhe e Nju-Jorkut ka qenë në zonën portokalli të alarmit, përcaktim i qendrave për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, që pasqyron përhapjen serioze të virusit. CDC-ja u bën thirrje njerëzve të maskohen në vende publike të brendshme, përfshirë shkollat, pavarësisht nga statusi i vaksinimit. Mirëpo pak juridiksione lokale sollën kërkesën për maskë, pavarësisht rritjes së numrit të rasteve.