Lifestyle

Pijet që e rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri

Nëse jeni konsumues i madh i pijeve, me përjashtim të opsioneve organike dhe tërësisht natyrale, ka gjasa që të përfundoni duke pirë diçka me të paktën disa përbërës të cilët nuk i njihni. Megjithatë, disa nga këto substanca mund ta rrezikojnë shëndetin, raporton portali “Eat This, Not That” të martën.

Një studim i ri sugjeron që konsumimi i ëmbëlsuesve artificialë (veçanërisht aspartame dhe kalium acesulfame), që gjenden shpesh në pijet e gazuara dhe pijet energjike, mund të shtojë rrezikun për t’u prekur nga kanceri.

Për më tepër, studimet e mëparshme kanë lidhur aspartamen me rritjen e sheqerit në gjak dhe inflamacionin, si dhe me rritjen e rrezikut të pandjeshmërisë ndaj insulinës. Ky përbërës po ashtu konsiderohet si një ndër substancat më të rrezikshme në botë.

Kaliumi acesulfame, një zëvendësues sintetik i sheqerit pa kalori, edhe më parë është lidhur me kancerin si dhe me intolerancën ndaj glukozës.

Sipas Administratës së Ushqimit dhe Drogave në SHBA, aspartame gjendet tek çamçakëzët, drithërat dhe disa pije të caktuara, derisa kaliumi acesulfame gjendet tek ëmbëlsirat e ngrira, sheqerkat, pijet e ndryshme dhe disa produkte të pjekura.