Lifestyle

Gjumi është mënyrë e dobishme për të humbur peshë

 

Të bërit më shumë gjumë mund të jetë një mënyrë e dobishme për të hequr kilogramët e tepërt, sugjeron një studim i ri. Ekspertët zbuluan se shtimi i një ore ose më shumë gjumë në natë mund të reduktojë rreth 270 kalori nga dietat ditore të njerëzve, ekuivalent me rreth tre biskota me çokollatë.

Gjatë tre viteve, kjo mund të çojë në një humbje peshe prej 11.8 kilogramësh, thjesht duke fjetur më shumë, thanë studiuesit. Një ekip nga Universiteti i Çikagos zbuloi sesi gjumi ndërvepron me obezitetin dhe ndërsa kreu një provë klinike me 80 të rritur.