Lifestyle

1.2 milionë persona kanë vdekur në vitin 2019 nga bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

Më tepër se 1.2 milionë persona kanë vdekur në vitin 2019 në gjithë botën nga infeksionet të shkaktuara nga bakteret që janë rezistente ndaj antibiotikëve, thuhet në një studim, raporton BBC.

Kjo është më tepër sesa vdekjet vjetore nga malaria e AIDS.

Shtetet e varfra janë më të prekura nga kjo, por rezistenca antimikrobiale (AMR) rrezikon shëndetin e të gjithëve, thuhet në raport.

Investime urgjente në ilaçe të reja dhe përdorimi me mençuri i ilaçeve aktuale, rekomandohet për të mbrojtur kundër baktereve rezistente.

Përdorimi i tepërt i antibiotikëve në vitet e fundit, nënkupton se ato janë bërë më pak efikase ndaj infeksioneve serioze.

Njerëzit vdesin nga infeksionet e zakonshme, që në të kaluarën ishin të trajtueshme, pasi bakteret që i shkaktojnë ato po bëhen më rezistente ndaj tretmanit.

Autoritetet shëndetësore të Britanisë kanë paralajmëruar së fundi se rezistenca antimikrobiale është pandemi e fshehur.
Sipas studimit të publikuar në “Lancet”, 5 milionë persona në vitin 2019 kanë vdekur nga sëmundje ku rezistenca antimikrobiale ka luajtur rol, ndërsa 1.2 milionë vdekje kanë qenë direkt nga kjo.

Në të njëjtin vit mendohet se afro 860 mijë persona në botë kanë vdekur nga AIDS dhe 640 mijë nga malaria.

Shumica e vdekjeve nga AMR-ja shkaktohen nga infeksione respiratore, si pneumoni, apo nga infeksione të gjakut, që qojnë në sepsë.