Letra higjienike mund të duket ndër pjesët më të rëndësishme të higjienës, por disa raportime tregojnë se përdorimi i saj mund të mos jetë mënyra më e shëndetshme për të qëndruar të pastër.
Ka disa arsye që tregojnë se pse përdorimi i letrës higjienike mund të mos jetë zgjidhja më e mirë për shëndetin e njeriut.
Një nga arsyet kryesore që përdorimi i letrës higjienike mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj është mundësia për acarimin e pjesëve intime të trupit, raporton Bright Side.
Kimikatet që përdoren për ta bërë letrën higjenik më të fortë dhe më të butë shkaktojnë acarim në zonat intime si dhe mund të irritojnë sytë, lëkurën apo fytin duke i bërë ato më të ndjeshme.
Një tjetër arsye është që letra higjienike mund të bëhet shkaktar për krijimin e alergjive.
Letrat higjienike me aromë mund të çojnë në alergji. Aromat artificiale shkatërrojnë pH në zonat intime dhe gjithashtu infeksione urinare.
Përdorimi i letrave higjienike mund të ndikojë në shëndetin riprodhues.
Blerja e letrës higjienike të ricikluar mund të duket si një zgjedhje e vetëdijshme, por shpesh përmban një ndërprerës të fuqishëm endokrin të quajtur Bisphenol A, ose BPA. BPA është kimikisht i ngjashëm me hormonin, estrogjenin, i cili është vendimtar për fertilitetin dhe funksionimin e mitrës. Për shkak se imiton estrogjenin, BPA mund të çojë në probleme me riprodhimin. Në fakt, shmangia e BPA-së është një nga gjërat e para që ekspertët mjekësorë u rekomandojnë grave që duan të krijojnë familje.
Pavarësisht përdorimit të saj, letra higjienike nuk e kryen funksionin e saj siç duhet.
Ndryshe nga çfarë supozohet, mos mendoni se jeni 100% të pastër vetëm se keni përdorur letra higjienike. Ka më shumë shanse që mikrobet të shpërndahen në duar, thonj, fytyrë, prandaj uji i bollshëm mbetet opsioni më i mirë.