Lifestyle

Ndikimi i serialit “Sex and the city” në botën e modës

Kanë kaluar 22 vjet prejse është shfaqur episodi i parë i serialit “Sex and the city”. Që nga sezoni i parë është spikatur stili i personazhit kryesor Carrie Bradshaw, i portretizuar nga aktorja Sarah Jessica - Parker.

Seriali i realizuar në vitet 1998 - 2004 konsiderohet të ketë pasur ndikim në trendët e kohës sidomos në ndryshimet drastike në botën e modës. Shumë marka që nuk ishin në zë u bënë të famshme nga vetë personazhet e serialit, përfshirë edhe dizajnet e Manolo Blahnik, këpucët e së cilës ishin të preferuarat e Carriet.

Kështu marka mori një vëmendje të madhe dhe ditëve të sotme luan një rol të rëndësishëm në industrinë e këpucëve. Përveç Manolo Blahnik, çantat e Dior-it dhe Fendi-t gjithashtu u bënë “hit”.

Personazhet po e vazhdojnë historinë tani me një kapitull të ri për serialin, i titulluar “And just like that”. Por disa nga veshjet Carrie Bradshaw në “Sex and the city” vazhdojnë të mbesin ikonike edhe në ditët e sotme e ato janë: fustani rozë me të cilin Carrie u shfaq në episodin e parë e i cili i kushtoi vetëm 5 dollarë, fustani i markës “Dior” i mbuluar nga printet e gazetave, varësja ikonike me emrin e Carriet në të, fustanet nga Roberto Cavalli, ai ngjyrë hiri nga “Versace” si dhe fustani ikonik i dasmës së aktores i realizuar nga disenjatorja Vivienne WestWood.