Lifestyle

Simptomat e Omicronit: Skuqja e hundës nga i ftohti apo Covidi?

Omicron, varianti i ri i koronavirusit po përhapet në mënyrë të shpejtë në Britani. Por cilat janë simptomat, të cilat njerëzit duhet t’i dinë?

Sipas NHS, njerëzit ende duhet t’i përcjellin simptomat klasike të Covidit:

Kollë e re e vazhdueshme;

Ethe/ temperaturë e lartë;

Humbje ose ndryshim i shijes dhe nuhatjes.

Mirëpo studiuesit kanë thënë se për disa njerëz me të pasur Covidin më shumë ishin ndier si me një “grip të keq” me simptoma sikurse kokëdhimbje, dhimbje fyti dhe rrjedhje e hundës.

Aplikacioni i studimit Zoe Covid u kërkon qindra mijëra njerëzve t’i regjistrojnë simptomat e tyre, kurse hetuesit kanë qenë duke shikuar për lidhjet mes variantit mbizotërues Delta dhe variantit tjetër që po përhapet shumë shpejt, Omicron.

Deri tani, pesë simptomat kryesore janë:

Rrjedhje e hundës;

Kokëdhimbje;

Lodhje ( e lehtë ose rëndë);

Teshtitje;

Dhimbje fyti.

Nëse mendoni se mund të keni Covidin, është shumë me rëndësi të testoheni. Madje edhe njerëzit që nuk ndihen shumë të sëmurë mund t’i vendosin të tjerët në rrezik.

Temperatura e lartë është nga 37.8C ose më lart. Një temperaturë e tillë mund të paraqitet edhe kur trupi lufton edhe infeksione të tjera – jo vetëm koronavirusin.

Më së miri është të përdoret termometri. Mirëpo, në qoftë se nuk keni, kontrollojeni veten ose personin për të cilin shqetësoheni nëse ka të nxehtë duke e prekur në gjoks ose në shpinë. Temperatura e lartë nuk është thjesht një grip.

Çka do të thotë kollitja?

Nëse keni një të ftohtë ose një grip, me shumë gjasë do të keni kollë së bashku me simptoma të tjera. Gripi zakonisht shfaqet papritur dhe të sëmurët shpesh do të përjetojnë edhe dhimbje muskujsh, të dridhura nga të ftohtit, dhimbje koke, lodhje, dhimbje fyti, rrjedhje të hundës a hundë të zëna së bashku me kollën. Ndiheni më keq se një ftohje e rëndë.

Ftohjet priren të zhvillohen më gradualisht dhe nuk janë shumë të rënda, megjithëse të bëjnë të mos ndihesh mirë. Së bashku me kollë mund të ketë më shumë teshtimë, dhimbje fyti dhe rrjedhje të hundës. Temperatura, dridhjet nga i ftohti, dhimbjet e muskujve dhe kokëdhimbjet janë më të rralla.

Një kollë e koronavirusit do të thotë të kollitesh më shumë se një orë ose tri ose më shumë sulme kollitëse ose “episode” brenda 24 orëve.

Nëse zakonisht keni një kollë për shkak të një gjendjeje të gjatë mjekësore sikur COPD, mund të jetë më keq se zakonisht.

Duhet të testoheni për koronavirus në rast se ju zhvillohet një kollë e re, e vazhdueshme.

Humbja e shijes

Humbja ose ndryshimi i shijes dhe nuhatjes janë simptomat kyç të koronavirusit dhe duhet të testoheni.

Mund të jetë edhe një i ftohtë i thjeshtë. Mirëpo, duhet të kontrolloheni edhe nëse nuk ndiheni keq, në mënyrë që të shmanget rreziku i përhapjes së virusit.

Humbja e nuhatjes së koronavirusit ndryshe nga një i ftohtë ose grip.

Humbja e nuhatjes nga koronavirusi: Mishi ka shije si benzinë.

Teshtimat e shpeshta

Bazuar të NHS, teshtitja nuk është simptomë klasike e koronavirusit, e përderisa nuk keni temperaturë, kollë ose humbje të nuhatjes e shijes nuk ju nevojitet një test.

Spërklat nga teshtima mund të përhapin infeksion, kështu që mbajeni një faculetë, pas përdorimit, largojeni në kosh të mbeturinave dhe pastroni duart.

Për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së virusit dhe sëmundjeve të tjera:

Pastroni duart rregullisht;

Mbulojeni gojën dhe hundën kur distanca sociale nuk është e mundur;

Përpiqu të mbash distancë prej atyre që nuk janë familjarët tuaj.

Aktualisht NHS ka treguar se rrjedhja e hundës ose një kokëdhimbje nuk është një arsye për t’u testuar për Covid.

Megjithëse, studiuesit kanë thënë se njerëzit që kanë rezultuar pozitivë për Covid i kanë edhe këto simptoma.

Sipas udhëzimeve amerikane, njerëzit me simptomat e mëposhtme mund të kenë Covid:

Temperaturë ose të ftohtë;

Kollë;

Mungesë frymëmarrje ose vështirësi në frymëmarrje;

Lodhje;

Dhimbje e muskujve dhe trupit;

Dhimbje koke;

Humbje e re e nuhatjes dhe shijes;

Dhimbje fyti;

Hundë të zëna ose rrjedhje hundësh;

Të përziera ose të vjella;

Diarre.

Njerëzit me koronavirus kanë një gamë të gjerë simptomash, duke filluar nga ato të lehtat deri në më të seriozet.

Disa mund të mos kenë fare, por prapë të jenë infektues.

Simptomat mund të shfaqen deri në dy javë pas ekspozimit ndaj koronavirusit, mirëpo zakonisht shfaqen rreth ditës së pestë.

Ndjesia sikur je pa frymë mund të jetë shenjë e një infeksioni më serioz me koronavirus.

Në rast se keni probleme me frymëmarrjen, kontaktojeni mjekun tuaj përmes internetit ose telefonit.