Lifestyle

Omicroni përhapet 70 herë më shpejt se Delta, sipas një studimi

Varianti Omicron përhapet 70 herë më shpejt te njeriu, sesa infeksioni fillestar COVID-19 ose varianti Delta, sipas një studimi të ri nga Universiteti i Hong Kongut.

Përhapja e shpejtë në njerëz shpjegon pse varianti transmetohet më shpejt sesa versionet e mëparshme, thonë studiuesit. Hulumtimi aktualisht është në shqyrtim nga kolegët për publikim.

“Duke infektuar më shumë njerëz, një virus shumë infektues mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë dhe vdekje edhe pse virusi në vete është më pak patogjen”, ka thënë Michael Chan Chi-wai, studiues, i cili shtoi se kërcënimi nga Omicroni është dukshëm i madh, shkruan USAToday.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA ka thënë se varianti i ri është paraqitur tani në të paktën 36 shtete. Shkollat dhe bizneset nuk dinë si ta menaxhojnë situatën me këtë variant.

Shefi i Institutit “Duke Human Vaccine” e ka quajtur Omicronin “stuhi perfeke” që ngreh sfida për udhëheqësit.