Lifestyle

Cila janë simptomat e variantit të ri të COVID-19?

 

Varianti i ri i koronavirusit rezulton në sëmundje të lehtë, pa sindroma të theksuara, tha Angelique Coetzee, shefja e Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut.

OBSH identifikoi të premten llojin e ri i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut si shqetësues, pasi raportohet se ka një numër të lartë mutacionesh - 32 - gjë që ndoshta e bën atë më të transmetueshëm dhe të rrezikshëm. OBSH e ka quajtur variantin e ri Omicron, shkronja e 15-të e alfabetit grek.