Lifestyle

Shkenca thotë se ata që zbukurojnë bredhin e Krishtlindjes para kohe janë më të lumtur

 

Nëse mendoni se dekorimi i bredhit të Krishtlindjes është një argëtim si çdo tjetër, bëhuni gati të ndryshoni mendje.

Krishtlindja dhe e gjithë periudha që u paraprin festave, provokojnë emocione dhe ndjenja shumë të forta te njerëzit. Ka nga ata që i duan pa masë dhe nga ata që vuajnë prej tyre. Kjo sepse sezoni i festave është në gjendje të çlirojë ndjenjat dhe nevojat që shpesh i mbajmë të fshehura.