Lifestyle

Studimet tregojnë se maskat janë masa më efektive në mbrojtjen kundër COVID-19

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Një analizë e studimeve në të gjithë botën zbuloi se mbajtja e maskës, larja e duarve dhe distancimi social janë disa nga mënyrat më efektive për të parandaluar prekjen nga COVID-19 dhe përhapjen e sëmundjes.

BMJ, një botues global i kujdesit shëndetësor, lëshoi ​​të enjten një përmbledhje masive që analizoi 72 studime nga e gjithë bota për të vlerësuar se si masat shëndetësore jo farmaceutike reduktuan rastet e COVID-19. Studiuesit zbuluan se masat si larja e duarve, mbajtja e maskave dhe distanca fizike reduktuan ndjeshëm rastet me COVID-19.