Lifestyle

Pfizeri kërkon autorizimin e pilulës së saj për COVID-19

Foto: AP
 

Pfizeri ka thënë se po kërkon nga rregullatorët amerikanë që të autorizojnë pilulën e saj eksperimentale për COVID-19, duke përgatitur terrenin për një fillim të mundshëm të terapisë premtuese në javët e ardhshme.

Kërkesa e kompanisë vjen pasi infeksionet e reja po rriten përsëri, të nxitura kryesisht nga pikat e nxehta në shtetet ku moti më i ftohtë po i shtyn më shumë amerikanët brenda hapësirave të mbyllura, raporton AP.