Ju ka ndodhur të keni hapur një kavanoz Nutella dhe të lyeni fytyrën me të? Ndoshta jo. Por, është një nga trajtimet e rregullta që bën dukesha e Cambridget, Kate Middleton.
Sipas ekspertes së bukurisë në familjen mbretërore, Debora Mitchell, asaj i pëlqen ta përdorë këtë maskë dhe procesi është shumë i thjeshtë. Aplikohet në fytyrë, lihet të thahet dhe largohet me gishta, por nuk duhet përdorur ujë.
Sheqeri në të vepron si eksfoliues dhe acidet yndyrore i bëjnë shumë mirë lëkurës. Me këtë maskë do të keni një lëkurë të butë dhe të shëndetshme. Por bëni kujdes, mos e hani më pas. /neps