Ka shumë mundësi që me kalimin dhe verës dhe rënien e temperaturave këtë muaj, lëkura juaj të ketë pësuar dëme. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratuese më të rënda është i rëndësishëm, një pjesë e enigmës për ta pasur një lëkurë sa më të shëndetshme shpesh neglizhohet. Ajo është dieta ushqimore.
Sipas nutricistëve, ju mund të pësoni një ndryshim rrënjësor në lëkurë duke e perfeksionuar atë në vetëm një javë, dhe kjo vetëm duke i konsumuar këta përbërës kryesorë natyral.
Limoni
Ekspertët shëndetësor sugjerojnë që çdo person ta fillojë ditën me pak ujë të nxehtë dhe limon. Kjo pije e detoksifikon trupin duke ndihmuar sistemin tuaj të tretjes dhe mëlçinë, t’i eliminojë shpejt mbeturinat.
Patatet e ëmbla
Shtimi i këtyre nishesteve të pasura me beta-karotinë në dietën tuaj të përditshme, në të vërtetë mund të luftojë lëkurën pa shkëlqim. Kjo është për shkak të kombinimit magjik të vitaminës A dhe C, që e përmirëson shkëlqimin e fytyrës suaj.
Bajamet
Ndërsa me siguri tashmë e dini që bajamet janë një meze e lehtë për shëndetin, ato janë gjithashtu një ushqim bukurie pasi janë të pasura me vitaminë E.
Farat Chia
Këto fara për luftimin e radikalëve të lirë janë të mbushura me minerale dhe fibra, dhe shërbejnë për sigurimin e një ekuilibri perfekt të acideve yndyrore thelbësore.
Ananasi
Ananasi përmirëson tretjen, duke zvogëluar inflamacionin dhe duke hequr helmet nga trupi. Për më tepër, ndihmon gjithashtu në prodhimin e kolagjenit.
Panxhari
Antioksidantët e fuqishëm në panxhar ndihmojnë në luftimin e shenjave të plakjes për ta mbajtur lëkurën të fortë dhe rinore. Kombinimi i këtyre mineraleve dhe vitaminave (folat, Vitaminë A, kalium dhe magnez) stimulon prodhimin dhe riparimin e qelizave duke e mbrojtur lëkurën nga plakja e parakohshme dhe rrudhat.
Fiqtë
Farat e vogla të kësaj frute janë të ngopura me lëndë ushqyese që ndihmojnë në pastrimin e rrugëve të tretjes nga toksinat dhe mukusi, të cilat mund të parandalojnë që lëndët e rëndësishme ushqyese të hyjnë në lëkurë.
Spinaqi
Kjo bimë jeshile me gjethe ka shumë vitaminë A, e nevojshme për rritjen e flokëve dhe shëndetin e lëkurës. Spinaqi është gjithashtu i ngarkuar me Vitaminë C, e domosdoshme për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kolagjenit.
Hurmat Arabe
Hurmat janë të pasura me fibra dhe një trajtim i përsosur i ëmbël për të ndihmuar në pastrimin e organizmit. Ato janë të pasura me një mineral të rëndësishëm që e ndihmon trupin ta përthithë hekurin, dhe të formojë kolagjen dhe qeliza të kuqe të gjakut.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.