Personat e moshës së mesme që nuk kanë sëmundje të zemrës nuk duhet të marrin doza të ulëta ditore të aspirinës për të parandaluar një sulm të parë në zemër ose në tru, ka thënë një grup udhëzuesish në këshillat paraprake të përditësuara të lëshuara të martën.
Rreziku i gjakderdhjes për të rriturit në moshën 60 vjeç e lart, të cilët nuk kanë pasur sulm në zemër ose tru, tejkalojnë çdo përfitim të mundshëm nga aspirina, tha Task-Forca e Shërbimeve Parandaluese të SHBA-së në draft udhëzimin e saj.
Për herë të parë, paneli tha se mund të ketë një përfitim të vogël për të rriturit në të 40-at e tyre që nuk kanë rrezik për gjakderdhje. Për ata në të 50-tat, paneli zbuti këshillat dhe tha se dëshmia e përfitimit është më pak e qartë, raporton AP.
Rekomandimet kanë synim njerëzit me presion të lartë të gjakut, kolesterol të lartë, obezitet ose gjendje të tjera shëndetësore që rrisin shanset e tyre për një sulm në zemër ose në tru. Pavarësisht nga mosha, të rriturit duhet të flasin me mjekët e tyre për ndalimin ose fillimin e aspirinës për t'u siguruar që është zgjedhja e duhur për ta, tha njëri ekspert i kujdesit parësor në Qendrën Mjekësore Tufts.
"Përdorimi i aspirinës mund të shkaktojë dëme serioze dhe rreziku rritet me moshën," tha John Wong.