Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Vaksina ndaj gripit sezonal, dyfish më me rëndësi sivjet

Mesazhi është i qartë: Merreni vaksinën ndaj gripit sezonal. Ekspertët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që njerëzit të vaksinohen kundër gripit sezonal, në një vit kur kanë marrë vaksinat kundër koronavirusit.

“Unë e kam marrë. Jemi të gjithë të lodhur duke folur për vaksinat”, ka thënë drejtoresha e Qendrës së SHBA-së për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve, Rochelle Walensky. “Dua të sigurohem që të gjithë ta marrin vaksinën, sepse të gjithë e dimë sa serioz mund të jetë gripi serioz dhe se sa me rëndësi është të vaksinohemi për t’u mbrojtur.”

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fjalimin e saj në konferencën e përvitshme të Fondacionit Kombëtar kundër Sëmundjeve Infektive, Walensky ka thënë se “e marr vaksinën çdo vit për të mbrojtur veten, sepse e kam pasur gripin dhe s’e dua prapë.”

Maskat dhe masat tjera kundër koronavirusit vitin e shkuar ulën shifrat e gripit sezonal në nivele historike. Por me rihapjen e vendeve për shkak të vaksinimit ndaj COVID-19, ky grip “mund të rikthehet”. Vaksinimi kundër gripit në SHBA është i rekomandueshëm për të gjithë nga mosha 6-muajshe. Edhe të vaksinuarit ndaj COVID-19 mund të vaksinohen kundër gripit sezonal.