Lifestyle

Mënyrat për ta shmangur plakjen, sipas shkencës

Kthimi i orës mbrapa nuk është vetëm një fantazi shkencore. Shkencëtarët kanë zbuluar se braktisja e disa zakoneve të këqija dhe zëvendësimi i atyre me shprehi të thjeshta e të shëndetshme, në të vërtetë mund ta ngadalësojë, parandalojë apo edhe ta ndryshojë procesin e plakjes në sistemet më vitale të trupit, përfshirë zemrën, trurin, kockat dhe lëkurën.

Konsumoni më shumë hekur

Osteoporoza është një gjendje në të cilën kockat dobësohen dhe bëhen më të thyeshme. Ajo prek pothuajse gjysmën e personave mbi moshën 50-vjeçare. Por ushtrimet e rregullta mund t’i forcojnë kockat. Studimet kanë gjetur se stërvitja e rezistencës, ushtrimet me pesha të lira, breza rezistence ose peshën tënde të trupit, është veçanërisht efektive për mbajtjen e eshtrave sa më të forta dhe në fakt rindërtimin e dendësisë kockore.

Shmangni sheqernat artificiale

Ushqimet me sheqer, përfshirë këtu ëmbëlsirat dhe pijet, janë një kënaqësi fajtore për shumë prej nesh. Gjetjet nga studimet kërkimore sugjerojnë se një dietë që përmban shumë sheqer ose karbohidrate të tjera të rafinuara, mund ta përshpejtojë plakjen. I konsumuar në sasi të madhe, sheqeri krijon sasi të avancuara të glikacionit që lidhet me proteinat në lëkurën tone, si kolagjeni dhe elastina të cilat e mbajnë atë të duket e re, duke i dëmtuar ato dhe në fakt duke bllokuar përpjekjet e trupit për riparim.

Bëni gjumë kualitativ

Gjumi i mirë është jetik për çdo person. Shkencëtarët në “UCLA” kanë zbuluar se vetëm një natë e gjumit të keq i bën qelizat e të moshuarve të plaken më shpejt. Ndërsa ne jemi në gjumë, trupi riparon dhe rindez sistemet e tij më thelbësore, duke përfshirë trurin, sistemin imunitar dhe lëkurën.

Hani ushqime nga Mesdheu

Dieta Mesdhetare e cila përbëhet kryesisht nga perimet, frutat, proteinat pa yndyrë dhe yndyrat e shëndetshme, si vaji i ullirit, është cilësuar nga ekspertët si një mënyrë efektive për ta ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe për të mbajtur një peshë të shëndetshme. Një studim i ri i botuar në revistën “Clinical Nutrition” zbulon se kjo lloj diete mund të përmirësojë gjithashtu funksionin kujtesës.

Pushoni më shumë

Të qenit i stresuar kronikisht mund t’ju plakë më shumë, madje deri në nivelin qelizor. Shkolla Mjekësore e Harvardit bënë të ditur se stresi i vazhdueshëm mund ta shkurtojë jetëgjatësinë e telomereve, strukturat brenda secilës qelizë që përmbajnë ADN. Ndërsa telomeret bëhen më të shkurtuara, qelizat plaken dhe përfundimisht vdesin. Njerëzit me telomere më të shkurtra janë në rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje kronike si sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

Një studim i botuar pranverën e kaluar në revistën “Aging” konstatoi se ishte e mundur të zvogëlohej mosha biologjike me tre vjet, në tetë javë, duke i bërë disa ndryshime të thjeshta në dieta dhe në stilin e jetës. Kështu zbuluan studiuesit sipas testimit të një grupi të njerëzve të cilët e konsumuan një dietë kryesisht me bazë bimore me një shtesë probiotike, ushtruan për të paktën 30 minuta në ditë, bënë ushtrime relaksimi dhe flinin të paktën shtatë orë gjatë natës.