Patrick Healy thotë se ai bëri gjithçka siç duhet gjatë kërkimin për punë. Pasi u pushua si stilist në fillim të pandemisë, Healy, 36 vjeç, provoi në disa sipërmarrje para se të kërkonte një pozicion të ri me kohë të plotë në fillim të vitit 2021. Ai thotë se aplikoi për qindra pozicione, duke hulumtuar punëdhënësit e mundshëm dhe duke shkruar letra të personalizuara për të shoqëruar rezymenë e tij.
Për pjesën më të madhe të tyre, ai nuk mori përgjigje, pavarësisht se sa i kualifikuar ishte.
"Ju nuk merrni reagime. Unë ende po përpiqesha të eksperimentoja me atë që po bëja, por thjesht nuk e kisha idenë se çfarë po ndodhte, pse nuk po ecja përpara", tha Healy. "Kjo ishte edhe stresuese psiçikisht dhe financiarisht".
U deshën gati gjashtë muaj që Healy, i cili ka një dekadë përvojë në dizajnin industrial, të gjejë një punë të re. Ndërkohë, publikohej numër rekord i hapjes së vendeve të punës dhe shumë punëdhënës thanë se po bënin gjithçka në fuqinë e tyre për të tërhequr punonjësit e mundshëm.
Për Healyn dhe shumë të tjerë, situata thjesht nuk ka kuptim - ka një mospërputhje midis asaj që ata po dëgjojnë për punët dhe asaj që po ndodh në të vërtetë.
Për disa nga vendet e punës në dispozicion, njerëzit nuk kanë aftësitë e duhura, ose të paktën aftësitë që punëdhënësit thonë se po kërkojnë. Punët e tjera janë të padëshirueshme - ato ofrojnë pagë të keqe ose një orar të paparashikueshëm, ose thjesht nuk duket se vlejnë për punëtorët e papunë, shumë prej të cilëve po rimendojnë prioritetet e tyre. Në disa raste, ka një mori kandidatësh dhe punë krejtësisht të pranueshme me njëra tjetrën, por për një mori arsyesh, ata thjesht nuk përputhen.
Ka edhe punëtorë që hezitojnë të kthehen - ata janë nervozë për Covid-19 ose diçka tjetër i pengon ata.
Rezultati është një mjedis i shkëputur që thjesht nuk ka kuptim, megjithëse duhet të ketë. Byroja e Statistikave të Punës thotë se ka 8.4 milionë punëtorë potencialë të cilët janë të papunë, por gjithashtu thotë se ka një rekord prej 10.9 milionë vende pune të hapura. Shkalla me të cilën të papunët po gjejnë punë është më e ulët se sa ishte para pandemisë, dhe po merr më shumë kohë për të punësuar njerëz. Ndërkohë, punëkërkuesit thonë se punëdhënësit nuk reagojnë.
Tregu i vështirë, i padëshirueshëm i punës
Në thelb kudo që të shkoni në Shtetet e Bashkuara tani, do të hasni shenja "kërkohet ndihmë (punë)". Por vetëm për shkak se një bar ose restorant ose stacion karburanti dëshiron një punëtor nuk do të thotë që një punëtor dëshiron të punojë për ta. Miliona vende pune në dispozicion nuk janë domosdoshmërisht miliona punë që njerëzit duan.
"Shumë nga ato që njerëzit po shohin janë punë me pagesë të ulët me praktika planifikimi të paparashikueshme ose jo miqësore për punëtorët, që nuk vijnë me përfitime, nuk vijnë me stabilitet afatgjatë", Shelly Steëard, drejtore e së Ardhmes e Iniciativës së Punës në Institutin Aspen, tha për Recode.
Një studim i punonjësve që kërkojnë në mënyrë aktive një punë në “FlexJobs”, një faqe pune në internet që fokusohet në punë në distancë dhe fleksibilitet, zbuloi se rreth gjysma e punëkërkuesve thanë se nuk po gjenin punët e duhura për të aplikuar. Rreth 46 për qind e të anketuarve thanë se po gjenin vetëm punë që paguheshin pak, ndërsa 41 për qind thanë se nuk kishte mjaftueshëm kërkesa për punë në profesionin e tyre të preferuar.
Pandemia gjithashtu ka bërë që spektri i punës me paraqitje fizike të jetë më pak tërheqës - nëse jo i rrezikshëm - aq shumë njerëz tani po kërkojnë punë ku mund të punojnë nga shtëpia. Shumica dërrmuese e punëtorëve, pavarësisht nga industria, thonë se duan të punojnë nga shtëpia të paktën disa herë.
Problemi, megjithatë, mund të mos jetë vetëm në anën e punësimit. Pandemia i ka bërë njerëzit të rimendojnë jetën dhe punën e tyre, dhe disa punëkërkues individualë mund të aplikojnë për punët që duan, por nuk janë të përshtatshëm. Rreth gjysma e të anketuarve në FlexJobs kërkuan punë jashtë fushës së tyre aktuale.
Mungon imagjinata nga ana e punëdhënësit. Ata supozojnë se ajo që njerëzit po bëjnë është ajo për të cilën ata janë të kualifikuar, edhe nëse ajo punë aktuale është e papërshtatshme për ta. Thuaj që një person punon me kohë të pjesshme si menaxher ndërrimi, por dëshiron të jetë menaxher i shitjeve me kohë të plotë - bërja e punës së parë mund të dëmtojë shanset e tyre për të marrë atë punë tjetër.
Për ta bërë më tërheqës aplikimin tuaj të punës, siguroheni se rezymeja juaj, letra motivuese dhe aplikimi të përhstaten me përshkrimin e punës dhe mos lini boshllëqe të pashpjegueshme.