Lifestyle

Markat e famshme ndalojnë përdorimin e gëzofit të kafshëve në veshjet e tyre

Descriptive Text

Konglomerati luksoz i modës Kering, nën ombrellën e të cilit hyjnë markat e famshme si, Guci, Yves Saint Laurent, Alexander McQueen dhe Balenciaga kanë ndaluar përdorimin e gëzofit të kafshëve, për të gjitha veshjet e tyre, duke filluar nga vjeshta e vitit 2022.

“Ka ardhur koha. Bota ka ndryshuar bashkë me klientët tanë, dhe luksi në mënyrë natyrale ka nevojë t’i adaptohet kësaj”, ka thënë themeluesi dhe kryetari e Kering, François Henri-Pinault, përmes një deklarate të premten.

Në vitin 2017, Gucci ishte bërë shtëpia e parë e modës e Kering e cila ishte zotuar të eliminonte gëzofin nga dizajnet e tij, duke theksuar përgjegjësinë sociale si një prej vlerave kryesore të brendit.

Edhe brendet e tjera si Balenciaga, Alexander McQueen dhe Bottega Veneta ka kohë që i janë larguar përdorimit të gëzofit.

Ky hap për të hequr përfundimisht përdorimin e gëzofit të kafshëve në të gjithë kompaninë vjen vetëm dy vjet pasi Kering publikoi një sërë standardesh për mirëqenien e kafshëve që synonin të "verifikonin trajtimin njerëzor të kafshëve në të gjithë zinxhirët e furnizimit të Grupit", duke përfshirë kërkesat për "trajtimin e bagëtisë," viça, dele dhe dhi gjatë gjithë jetës së tyre ".

Edhe markat Chanel dhe Prada patën njoftuar se do të përgjysmonin përdorimin e gëzofit, dy vite më parë.