Lifestyle

Mbi 40-vjeçarët preken përherë e më shumë nga problemet kronike shëndetësore

Studimi “1970 British Cohort” ka ndjekur në mënyrë periodike jetët e rreth 17.000 personave të lindur në Angli, Skoci dhe Uells. “Dhe 34 për qind e tyre kanë pasur dy apo më shumë probleme kronike shëndetësore, siç janë shtypja e lartë e gjakut dhe telashet me shëndetin mendor. Ata ishin kryesisht të moshave 46-48-vjeçare”, ka cituar BBC-ja raportin e publikuar në revistën shkencore “BMC Public Health”

Rreth një e treta e personave të moshës së mesme kanë probleme të shumëfishta kronike shëndetësore, ka treguar të mërkurën një studimi i kahershëm i kryer në Britaninë e Madhe.

Studimi “1970 British Cohort” ka ndjekur në mënyrë periodike jetët e rreth 17.000 personave të lindur në Angli, Skoci dhe Uells brenda një javë të vetme. Pothuajse 8.000 prej tyre janë vëzhguar për projektin e Kolegjit Universitar të Londrës, të botuar në revistën shkencore “BMC Public Health”, ka raportuar agjencia britanike e lajmeve BBC.

“Dhe 34 për qind e tyre kanë pasur dy apo më shumë probleme kronike shëndetësore, siç janë shtypja e lartë e gjakut dhe telashet me shëndetin mendor. Ata ishin kryesisht të moshave 46-48-vjeçare”, ka cituar BBC-ja raportin e publikuar.

Telashet e shumëfishta

Studimi ka treguar se mes problemeve më të shpeshta shëndetësore janë evidentuar alkoolizmi (rreth 26 për qind); probleme me shpinë (21 për qind); problemet me shëndetin mendor (19 për qind) dhe shtypja e lartë e gjakut (16 për qind).

Artriti, diabeti i tipit 2 dhe astma apo bronkiti janë gjithashtu problemet që janë evidentuar në studim.

Studiuesi kryesor, Dawid Gondek, ka thënë për BBC-në se ishte befasuar dhe shqetësuar nga fakti se sa shumë probleme shëndetësore janë shpërfaqur gjatë studimit, teksa personat e studiuar ishin “ende relativisht të rinj në moshë”.

“Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë tashmë vuan nga problemet e shumta afatgjata fizike dhe mendore në fundin e të 40-ave të tyre”, ka theksuar Gondek. “Ky nuk është një tregues i mirë për një popullsi që po plaket dhe për të cilën mund të pritet që të jetojë më gjatë, porse shumica e tyre kanë shëndet jo të të mirë”.

Lëreni duhanin

Studimi ka treguar njashtu se diabeti dhe telashet me tensionin e lartë ishin që të dyja më të theksuara në mesin e personave me mbipeshë.

Personat që vijnë nga familjet më të varfra apo që ishin përballur me probleme rreth shëndetit mendor si adoleshentë kishin gjithashtu predispozita që të vuajnë nga shëndeti më i dobët.

Ndërkaq studiuesit sugjerojnë që ndërhyrjet e duhura të shëndetit publik në fëmijëri dhe adoleshencë mund t’i përmirësojnë rezultatet e brezave të ardhshëm, ka raportuar BBC-ja.

Edhe në periudhat më të vonshme të jetës, ekspertët këshillojnë që të ushqeheni mirë, ta kufizoni konsumimin e alkoolit, ta lini duhanin dhe të bëni ushtrime rregullisht, pasi që krejt këta faktorë ndikojnë që të bëh