Lifestyle

Efektet pozitive nga dëgjimi i muzikës

Në disa vende dhe kultura, muzika konsiderohet fuqi për të tejkaluar dhimbjet. Në aspektin psikologjik, përfitimet nga muzika janë ende duke u hulumtuar për t’u përdorur në shoqëritë moderne. Në këtë artikull të “Vertavahealth” do të lexoni përfitimet që kanë dëgjuesit e muzikës.

Rritja e humorit

Një nga efektet pozitive të muzikës është rritja e humorit, gjegjësisht shtimi i gjendjes së mirë shpirtërore. Disa studime thonë se terapia e muzikës, që bëhet duke dëgjuar muzikë, mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore të një personi. Edhe dëgjimi i këngëve “të trishtuara” mund të ketë efekte pozitive. Dobia e tyre, sipas një studimi të Mbretërisë së Bashkuar, një e treta e personave që dëgjojnë muzikë të këtij zhanri, ndihen më mirë se paraprakisht.

Reduktimi i stresit

Muzika ka efekt edhe në reduktimin apo largimin e stresit. Tingujt muzikorë është zbuluar se kanë ulur ndjeshëm efektet e stresit. Jo vetëm që njerëzit ndihen më pak të stresuar, por edhe trupi i tyre i përgjigjet më pak efekteve stresuese.

Menaxhimi i dhimbjes

Së bashku me efektet psikologjike të terapisë muzikore, ky trajtim holistik i shëndetit mendor mund të ndihmojë gjithashtu me uljen e dhimbjeve fizike, në një mënyrë që gjithashtu promovon mirëqenien e përgjithshme mendore. Jo vetëm që përdorimi i terapisë muzikore mund të ulë dhimbjen, si dhe sasinë e ilaçeve qetësuese të përdorura gjatë procedurave, por gjithashtu mund të zvogëlojë ankthin që rrethon procedurën dhe të përmirësojë kënaqësinë e pacientit.