Lifestyle

Çamçakëzi forcon muskujt e fytyrës

 

Në internet vazhdimisht ngrihen hipoteza dhe mite se çamçakëzi mund të ndikojë në rregullimin apo “gdhendjen” e nofullës, duke futur në funksion muskujt e fytyrës. Studiuesit thonë se nuk ka të dhëna për këtë, derisa theksojnë se çamçakëzi mund t’iu japë muskujve një stërvitje të lehtë, por s’ka gjasa të krijojë ndryshime të dukshme në vijën e nofullës.

“Nuk është mundur të synohet humbja e yndyrës në ndonjë zonë të veçantë. Për më tepër, pamja e nofullës tuaj varet nga struktura kockore gjenetike”, thuhet në artikullin e “Healthline”.