Lifestyle

Çka janë variantet indiane, braziliane, afrikane e britanike të virusit?

 

Një variant i koronavirusit, i pari i identifikuar në Indi, është duke shkaktuar telashe në disa pjesë të botës dhe ekspertët kanë shprehur shqetësimet. Ekspertët kanë deklaruar se varianti, i emërtuar “Delta” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, është më lehtë i transmetueshëm se varianti britanik, i njohur si “Kent” ose “Alpha”.

Janë disa lloje variantesh “indiane”, por i quajturi B.1.617.2, duket se shpërndahet më shpejt. Megjithatë, sipas hulumtimeve të fundit, vaksinat e prodhuara nga “Pfizeri” dhe “AstraZeneca” janë efikase kundër variantit pas dy dozash, por mbrojtja me vetëm një dozë duket se dobësohet.