Lifestyle

Halle Berry thotë se dieta keto e ka ndihmuar ta menaxhojë diabetin

Descriptive Text

Aktorja e njohur hollywoodiane, Halle Berry, e ka ndjekur dietën keto për 30 vjet dhe së fundmi për portalin, “Indiser”, deklaroi se ajo i ka ndihmuar ta menaxhojë sëmundjen e diabetit.

54 vjeçarja Berry, e kishte zbuluar se kishte diabet në moshën 22-vjeçare, gjë që sipas saj, e ka bërë të jetë e vëmendshme rreth shëndetit të mirë.

“Ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë. Unë u detyrova ta ndryshojë plotësisht mënyrën e jetesës dhe nga atëherë, e kam vazhduar këtë praktikë të shëndetshme të ushqyerjes. Për shkak se jam diabetike, ushqyerja e mirë ka luajtur rol të madh në jetën time. Në këto 30 vjetët e fundit, unë e ndjek dietën ketogjenike”, ka deklaruar Berry.

Sipas aktores, dieta keto i jep qëndrueshmëri dhe ajo beson që kjo mënyrë e ushqyerjes i ka ndihmuar të plaket mirë.

Në vitin 2018, Berry shkroi në Instagram që beson se dieta keto kishte qenë kryesisht përgjegjëse për ngadalësimin e procesit të plakjes, si dhe e ka ndihmuar të humbte peshë pas lindjes së fëmijëve.

Trajneri personal i aktores e ka ndarë me fansat ditën ditore të saj dhe disa prej ushqimeve të preferuara të Berryt, përfshirë këtu kafenë me gjalpë apo vaj kokosi, bifteku apo mishi i pulës me perime të gjelbra, dhe akullorja me avokado.

Duke qenë se e ka ndjekur dietën keto për një kohë të gjatë, Berry thotë se më nuk i lakmon ëmbëlsirat dhe ndihet jashtëzakonisht mirë dhe e shëndetshme.

Hulumtimet janë të përziera rreth asaj se sa mirë funksionon dieta keto për diabetin.

Ndërsa komentet e Halle Berryt mbi diabetin dhe dietën keto kanë janë kritikuar në të kaluarën, disa hulumtime të reja sugjerojnë se kjo dietë mund të ofrojë përfitime për njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje.

Një studim i vogël në vitin 2005, zbuloi se dieta ketogjenike mund të çojë në përmirësimin e kontrollit glicemik tek pacientët me diabet të tipit 2. Një hulumtim tjetër i kryer në vitin 2019 nga Instituti i Kërkimit të Diabetit në Milano, arriti në përfundimin se dietat me karbohidrate të ulëta si keto, mund të mos jenë të përshtatshme për të gjithë njerëzit me diabet, veçanërisht ata me tipin 1, kurse studiuesit kanë vërejtur se vështirësia për të mbajtur dieta të tilla është gjithashtu një çështje problematike.