Lifestyle

Punët e padukshme të nënave: Gratë në disavantazh shkaku i ngarkesës psikike

 

Shumë studime kanë treguar se në lidhjet heteroseksuale gratë ende e bartin barrën kryesore për punët e shtëpisë dhe kujdesin e fëmijëve. Shumë çifte synojnë t’i ndajnë përgjegjësitë 50:50, mirëpo për arsye të ndryshme strukturale dhe socio-ekonomike, përgjegjësitë caktohen sipas linjave gjinore

Organizimi i orarit të fëmijëve për lojë apo caktimi i terminëve te mjeku; përpjekjet për t’i maskuar perimet në shujtat e tyre apo kujdesi për listën e blerjeve; brengat nëse djali po kalon mirë në shkollë ose nëse vajza ka nevojë për këpucë të reja....

Kur krejt këto shikohen veçmas mund të duken si punë të vogla, por kur bashkohen bëhen shumë. Dhe nëse e pyesni një çift heteroseksual që ka fëmijë se cili partneri ka gjasa t’i bëjë këto punë, shumica do të përgjigjen njësoj: nëna.