Lifestyle

Koronavirusi mund të shkaktojë sulm në tru

 

Gjetja bazohet në kërkimet e kryera nëpër 132 qendra mjekësore në 36 vende të botës dhe të publikuar në revistën shkencore “Stroke”, ndërkaq në të kanë kontribuar 89 autorë nga e gjithë bota, përfshirë Libanin dhe Iranin

Pacientët e infektuar me koronavirus përballen me rrezikun më të madh për të pësuar sulm në tru, sesa personat e së njëjtës moshë që nuk janë prekur nga virusi, i cili e shkakton sëmundjen COVID-19, ka treguar të premten një studim i madh ndërkombëtar.

Në shumë raste, pacientët nuk i kanë shfaqur simptomat tipike të COVID-19 dhe nuk kanë pasur as ndonjë sëmundje të njohur paraekzistuese.