Lifestyle

Studim: Mpiksja e gjakut ka gjasa më të mëdha të ndodhë pas COVID-19 sesa pas vaksinimit

 

Një studim nga Universiteti i Oksfordit ka gjetur se rreziku i mpiksjes së rrallë, por ndonjëherë vdekjeprurëse të gjakut është afërsisht tetë deri në 10 herë më i madh tek të sëmurët me Covid-19 sesa tek njerëzit që kanë marrë ndonjë nga tre vaksinat e para të zhvilluara nga Perëndimi.

Studimi, që përfshin vaksinimet nga Pfizer Inc. dhe BioNTech SE, një tjetër nga Moderna Inc. dhe një nga AstraZeneca, shton prova në lidhje me mpiksjen e gjakut që rregullatorët dhe qeveritë mund të kenë nevojë të marrin parasysh derisa peshojnë vendosjen e vazhdueshme të vaksinave.