Lifestyle

Çfarë duhet ditur rreth efekteve anësore të vaksinave anti-COVID-19

Çfarë duhet ditur rreth efekteve anësore të vaksinave anti-COVID-19
Foto: AP
 

“Efektet anësore janë tipar i të gjitha medikamenteve dhe vaksinave efektive, pasi që ato kanë një efekt biologjik në trup - për shembull, duke shkaktuar reagim imunitar në rastin e një vaksine”

Shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit tashmë është duke pasur ndikim të theksueshëm në botë: shifrat më të fundit kanë treguar se mbi 32 milionë persona në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë të paktën njërën nga dy dozat, në atë që është cilësuar si programi më i madh i inokulimit që vendi ka pasur ndonjëherë.

Aktualisht janë tri vaksinat që u janë vënë në dispozicion britanikëve – ajo e “AstraZenecas” dhe “Pfizer”, teksa shpërndarja e vaksinës së “Modernas” ka filluar që nga 7 prill.