Lifestyle

Me ardhjen e pranverës preferohet të ndryshohet edhe rutina e fitnesit

 

Pranvera është këtu dhe ekspertët e fitnesit u prezantojnë strategji të reja për t’ju ndihmuar të dilni nga një rutinë fitnesi në ambient të mbyllur, dhe të filloni që ushtrimet fizike ditore t’i kryeni jashtë në natyrë duke e shijuar njëkohësisht motin e bukur.

Nëse po kërkoni ta krijoni një ritëm të ri në rutinën tuaj të stërvitjes, filloni me muzikë. Krijoni një listë të re të këngëve në telefonin tuaj mobil ose shkarkoni ndonjë libër audio, për t’ju ndihmuar ta ndryshoni energjinë gjatë kohës sa i kryeni aktivitetet fizike. Energjia pozitive dhe inspiruese, luan rol të rëndësishëm në efikasitetin e stërvitjeve.