Lifestyle

Ushqimet që mund të ndikojnë negativisht në tiroide

Ushqimet që mund të ndikojnë negativisht në tiroide
 

Luhatjet emocionale, lodhja dhe irritimi shpesh tregojnë një problem me tiroiden. Tiroidja rregullon mënyrën e çlirimit të hormoneve dhe rregullon metabolizmin.

Sipas të dhënave një nga problemet më të shpeshta që hasen me këtë gjëndër është hipotiroidizmi. Ky problem ka të bëjë me funksionin e mangët të tiroides. Hipotiroidizmi manifestohet me lodhje ekstreme, depresion, harresë dhe shtim në peshë. Ajo rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe disa llojeve të tumorit. Ekspertët rekomandojnë trajtimin e këtij problemi edhe nëpërmjet ndryshimeve në regjimin ushqimor.