Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

7 nga 10 të prekur me COVID-19 me simptoma deri edhe 5 muaj pas virusit, thotë studimi i fundit

Shtatë nga dhjetë persona të hospitalizuar si pasojë e COVID-19 nuk janë rikuperuar në tërësi edhe pas pesë muajsh, thotë një studim i fundit.

Personat që i kanë mbijetuar koronavirusit vazhdojnë të kenë shqetësime me shëndetin e tyre mental dhe fizik, me një në pesë persona tek të cilët janë zhvilluar paaftësi të reja, thuhet në studimin e kryer nga hulumtues në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan CNN, raporton Koha.net. Sipas studimit, personat që kishin simptoma të vazhdueshme edhe pas pesë muajsh ishin gratë e moshës së mesme të cilat ishin më të rrezikuara nga sëmundjet si diabeti, astma dhe sëmundjet e zemrës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rezultatet tona tregojnë për një ngarkesë të simptomave, probleme me shëndetin mendor dhe fizik dhe dëmtim të organeve edhe pesë muaj pas kalimit të COVID-19”, ka thënë Rachael Evans, profesor i asociuar në Universitetin e Leicesterit.

Sipas tij, personave që i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë dhe kujdesit intensiv si pasojë e COVID-19 u duhet ende më shumë kohë që ta marrin vetën.

Në këtë studim u përfshinë 1077 persona të cilët kanë dalë nga spitali mes marsit dhe nëntorit të vitit 2020 e të cilët ishin të trajtuar për shkak të COVID-19. Në mesin e personave që janë studiuar, 67% ishin të bardhë, 36% ishin gra ndërkaq 50% e tyre ishin persona të rrezikuar si pasojë e sëmundjeve të tjera shoqëruese.

Të intervistuarit ishin pyetur për gjendjen e tyre shëndetësore pesë muaj pasi e kishin kaluar virusin dhe sipas rezultateve të hulumtimit, 29% e tyre kanë deklaruar se janë rikuperuar plotësisht, derisa më shumë se 90% kanë deklaruar se kishin të paktën një simptomë të vazhdueshme.

Dhjetë simptomat më të shfaqura tek këta persona ishin: dhimbje të muskujve, sistem i ngadalësuar fizik, dobësim i kualitetit të gjumit, ënjtje, dobësim të gjymtyrëve, probleme me frymëmarrje dhe humbje e kujtesës për ndonjë periudhë të shkurtër.

Shëndeti mental ishte po ashtu i prekur me më shumë se 25% e njerëzve tek të cilët u shfaqen simptoma si ankthi dhe depresioni.