Lifestyle

Çfarë i ndodhë trupit tuaj kur hani para se të flini

Është ora 9:30 e mbrëmjes dhe vije pyetja se a duhet të ha diçka para gjumit?

Ngrënia e tepërt para gjumit mund ta largojë gjumin, por gjithashtu, nëse nuk konsumohen shumë kalori gjatë ditës, gjithashtu mund të ndikojnë në ciklin e gjumit.

Kështuqë janë disa pyetje që duhet t’ia bëni vetës para se të rrëmbeni qesen me chipsa. Për shembull ju jeni të ndjeshëm ndaj urthit (thartësirës së stomakut). A keni ngrënë kalori të mjaftueshme gjatë darkës dhe a keni ushtruar sot?

Ju mund të keni urth

Fatkeqësisht, nëse hani ushqim shumë para se të shkoni në shtrat mund të keni shqetësime gastrointestinale, veçanërisht nëse tashmë keni sëmundje të refluksit gastroezofageal (GERD). Kur keni zbaticë acidi, acidi i stomakut rrjedh përmes ezofagut, i cili më pas shkakton një ndjesi djegieje. Ngrënia e një vakti të natës vonë mund të shkaktojë urth sepse derisa shtriheni me stomak të plotë, acidi i stomakut lehtë mund të kthehet përsëri në ezofag.

Gjithashtu kjo mund të shkaktojë edhe simptoma të astmës dhe ta pengojë gjumin. Konsiderojeni edhe njëherë nëse doni të hani tri orë para se të flini,

Ju mund ta humbni gjumin

Nëse shkoni në gjumë duke u ndier i mbushur, nuk është befasi nëse nuk mund të flini. Kjo sidomos është kur hani ushqim të rëndë dhe të djegës.

Ju mund të flini më mirë

Në anën tjetër, nëse nuk hani mjaftueshëm gjatë ditës dhe të shkoni në shtrat të uritur, ju nuk do të mund të flini gjatë natës.

Kështu që para se të shkoni të flini, duhet të hani diçka që ofron balancë të karbohidrateve dhe proteinave.

Metabolizmi mund të ngadalësohet

Disa ekspertë kanë thënë se nëse hani natën, kjo mund të ngadalësojë metabolizmi Lidhja midis një metabolizmi të ngadalshëm dhe ngrënies natën vonë mund të ketë të bëjë me ngrënien e tepërt. Për shembull, nëse tashmë keni darkuar, por më pas vendosni të keni një meze të lehtë kalorike para gjumit, mund të shihni se si kjo mund të çojë në shtim në peshë me kalimin e kohës.