Lifestyle

Njihuni me ushqimet më të mira për të nisur ditën me energji

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Pavarësisht orës kur e konsumoni, përfitimet e tij janë të panumërta për shëndetin dhe organizmin.

Një mëngjes i shëndetshëm përbëhet nga proteina, yndyrna të shëndetshme dhe karbohidrate komplekse.

Ruajtja e ekuilibrave është e domosdoshme për mirëmbajtjen e sheqerit në gjak dhe jo vetëm.

Në fillim një frut

Frutit i duhet lënë pak kohë për tu tretur.

Më pas perimet

Perimet janë një burim i shkëlqyer karbohidratesh, vitaminash, mineralesh dhe fibre.

Omleta me perime është një mënyrë shumë e mirë për të përfshirë këto thesare të tokës në mëngjes.

Proteina

Proteina është e rëndësishme për mëngjes.

Ajo çlirohet më ngadalë në organizëm, ndryshe nga karbohidratet.

Megjithatë, proteina e marrë në mëngjes zgjat gjatë gjithë ditën.

Tërshëra dhe veza e zier janë burime të mira proteinash.

Yndyrnat e shëndetshme

Për të plotësuar nevojat e organizmit, njeriu nuk ka nevojë të konsumojë shumë yndyrë në mëngjes.

Mjafton një sasi e vogël, për shembull e vajit të ullirit, për të ushqyer trurin, për të dhënë energji dhe për të përmirësuar shëndetin e flokëve dhe lëkurës.

Avokado është një burim i mirë i yndyrnave të shëndetshme dhe kombinohet shkëlqyeshëm me vezën.

Kur duhet ngrënë mëngjesi?

Ekspertët thonë se një ditë produktive kërkon mëngjes të pasur me fibër e proteina.

Ky vakt duhet ngrënë patjetër brenda një ore nga zgjimi.

Dreka duhet planifikuar 4-5 orë më vonë dhe darka 4-5 orë pas drekës.

Mes vakteve, njeriu duhet të konsumojë fruta dhe arrorë për vitamina dhe energji.

Roli i mëngjesit tek rënia në peshë

Disa studime sugjerojnë se ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të largoni peshën e tepërt dhe të ruani format e shëndetshme trupore.

Studime të tjera sugjerojnë se heqja dorë nga ky vakt mund të mos jetë aq i keq por vetëm në aspektin e mirëmbajtjes së peshës.

Sidoqoftë, njeriu është në gjendje të marrë një vendim mbi këtë çështje duke analizuar tre përfitimet kryesore që ofron ky vakt./Agroweb/