Rënia në gjumë dhe ngritja në një orar të rregullt padyshim se është veprim i mirë për ritmin dhe jetesës dhe cilësinë e përgjithshme të shëndetit. Në anën tjetër, studimi thotë se gjumi i mirë ndikon dukshëm edhe në shëndetin mendor.
Një studim i kryer në Universitetin Shtetëror të Miçiganit thotë se orari i parregullt i gjumit nxit rrezikun e depresionit. Studimi u krye me një grup mjekësh të rinj.
Ekipi studiues analizoi të dhënat e gjumit dhe gjendjes shpirtërore të mbi 2.100 mjekëve të rinj të marrë gjatë një viti, transmeton mindbodygreen.
Mostra e studimit nuk përfaqëson tërë popullatën pasi mosha mesatare ishte 27-vjeç dhe pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në mostër kishin shenja të stresit.
Rezultatet e studimit thonë se pjesëmarrësit bien në gjumë dhe ngrihen në periudha të ndryshme kohore. Ata kanë shenja depresive, lodhjeje, mundimi dhe stresi. Në të, u bë e ditur edhe rënia e disponimit.
Profesori dhe bashkautori i studimit, Srijan Sen, ka thënë se studimi nxjerr në sipërfaqe se “gjetjet theksojnë qëndrueshmërinë e gjumit si faktor i pavlerësuar për të synuar depresionin dhe shëndetin e dobët”.
“Është me të vërtetë e rëndësishme të mbash një orar të rregullt gjumi sepse ritmi ynë natyror cirkadian mund të ngatërrohet nëse jemi duke ndryshuar vazhdimisht orarin e gjumit”, ka thënë psikologja që merret me çështjen e gjumit, Joshua Pal.