Pandemia ka ndryshuar mënyrën e punës për shumëkënd. Dikush ka rizbuluar pasionet, e të tjerë kanë zbuluar një profesion të ri. E tillë është Anida Basha.
Ajo punon si dizajnere grafike, ndërsa gjatë ditëve të izolimit ka filluar të krijojë vathë me forma të veçanta.
Disa prej tyre i ngjajnë një pikture të kornizuar. E të tjerë kanë forma që lidhen me simbole të ndryshme.
Anida me brendin e saj me titullin “Panna” synon të krijojë edhe të eksperimentojë edhe me stile e aksesorë të tjerë.