Lifestyle

Maska prej shafrani e mrekullueshme për fytyrën

 

Ani pse shafrani, kjo mëlmesë e veçantë e cila qëndron në dollapët e kuzhinës suaj, mund të mos duket si produkt i cili bënë magji, duhet ta dini se në fakt është jashtëzakonisht e mirë për t’ia kthyer shkëlqimin lëkurës, zbehjen e njollave të errëta dhe largimin e akneve nga fytyra.

Shafrani është shfrytëzuar me shekuj në mjekësinë popullore të Lindjes, për vetit shëruese që i posedon, përfshirë këtu faktin se është një antioksidant dhe anti-inflamator që është treguar i dobishëm në trajtimin ndaj puçrrave, shkëlqimin e hiperpigmentimit dhe shenjave të shkaktuara nga aknet, si dhe ka efekt në mbrojtjen e lëkurës ndaj dëmtimeve të shkaktuara nga faktor të ndryshëm.