Inxhinieri shqiptar Bekim Osmani me ekipin e tij, në kompaninë e re spin-off të quajtur Bottneuro AG, ka zhvilluar një implant nervor shumë të hollë me bazë bimore për shtyllën kurrizore dhe trurin, njofton Universiteti i Bazelit.
Ky implant, siç thuhet nga kompania, do të ndihmojë pacientët që vuajnë nga dhembjet kronike neuropatike, Alzheimeri dhe sëmundje tjera neurodegjenerative.
Osmani është shef-ekzekutiv i kompanisë që është në Zvicër.
Kjo kompani spin-off është nga Universiteti i Bazelit dhe ekipi ka përvojë disavjeçare në menaxhim, dizajnim të produkteve, marketing, zhvillim të biznesit, nanoteknologji polimeri dhe neurokirurgji.
Kompania e re spin-off është themeluar më 8 janar të këtij viti.
