Lifestyle

Varianti i ri i virusit i reziston trajtimit me plazmë, mund ta ulë efikasitetin e vaksinave

Varianti i ri i virusit i reziston trajtimit me plazmë, mund ta ulë efikasitetin e vaksinave
 

Studiuesit janë duke garuar për të vërtetuar nëse vaksinat që tashmë janë zhvilluar dhe shpërndarë nëpër botë kundër COVID-19 janë efektive edhe kundër të ashtuquajturit varianti 501Y.V2

Johannesburg, Afrikë e Jugut, 21 janar (Reuters) – Varianti i ri i virusit që e shkakton sëmundjen COVID-19, i cili është identifikuar në Afrikën Jugore, mund t’u bishtnojë antitrupave që e sulmojnë atë nëpërmjet trajtimit me plazmën e gjakut të pacientëve të shëruar dhe mund po ashtu ta ulë efikasitetin e vaksinave të zhvilluara deri më tani, kanë bërë të ditur të enjten shkencëtarët në Johannesburg.

Studiuesit janë duke garuar për të vërtetuar nëse vaksinat që tashmë janë shpërndarë nëpër botë janë efektive kundër të ashtuquajturit varianti 501Y.V2, i identifikuar nga ekspertët afrikano-jugorë të gjenomikës në fund të vitit të kaluar.