Lifestyle

Ushqimet më të mira kundër bllokimit të hundëve, ftohjes dhe gripit

Ushqimet më të mira kundër bllokimit të hundëve, ftohjes dhe gripit
Foto: Ilustrim
 

Nëse jeni nga ata që vuajnë rregullisht nga bllokimi i hundëve dhe e keni shumë të vështirë të rimëkëmbeni nga e ftohura, atëherë është koha për disa ndryshime në jetën tuaj. Hundët e bllokuara janë një makth i vërtetë dhe janë në varësi të imunitetit. Studimet kanë treguar se ndjeshmëria ndaj të ftohtit apo gripit është e lidhur fort edhe me sasinë e sheqerit që hani por edhe me përtharjen e hundës gjatë dimrit.

Zgjidhja nuk qëndron vetëm tek drita e diellit, por edhe tek ushqyesit që forcojnë imunitetin. Për të forcuar imunitetin, njeriu duhet të sigurohet që në çdo vakt të ushqehet me fruta dhe perime shumëngjyrëshe. Për më tepër, këshillohet pirja e tetë deri në dhjetë gotave me ujë në ditë. Megjithatë, ndonjëherë pavarësisht ndjekjes së të gjitha hapave të duhur, imuniteti na lë në baltë.