Lifestyle

Shpiket lëkura elektronike që imiton ndjeshmërinë e indeve njerëzore

Shpiket lëkura elektronike që imiton ndjeshmërinë e indeve njerëzore
 

Riad, 3 dhjetor – Shpiket një ”lëkurë elektronike” që imiton forcën, elasticitetin dhe ndjeshmërinë e lëkurës së njeriut, sipas studimit të botuar në revistën ”Science Advances” nga grupi i studiuesve të Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë King Abdullah (Kaust), në Arabinë Saudite, koordinuar nga Yichen Cai dhe Jie Shen.

E përbërë nga një material kryesisht nga uji, kjo ”lëkurë” mund të ketë aplikime në kompjutera dhe robotikë për të mbledhur të dhëna biologjike në kohë reale, siç është presioni i gjakut.