Lifestyle

Orizi një ushqim ideal për një linjë të hollë

Orizi një ushqim ideal për një linjë të hollë
 

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm 4.3 për qind e njerëzve në Japoni janë mbipeshë, ndërsa në vendet perëndimore shifra është rreth 30 për qind.

Shkencëtarët nga Universiteti Doshisha në Kioto besojnë se sekreti i hollësisë japoneze qëndron te orizi. Duke analizuar të dhënat për dietën dhe mënyrën e jetesës në 136 vende, ata zbuluan se ka shumë më pak njerëz të trashë në vendet ku orizi është ndër ushqimet kryesore dhe mesatarisht 150 gramë oriz hahet për frymë.