Lifestyle

CureVac: Vaksina anti-COVID e suksesshme tek brejtësit

Kompania gjermane CureVac ka thënë të premten se vaksina e saj potenciale kundër koronavirusit ka nxitur imunitet në studimet në kafshë.

CureVac tha se vaksina e njohur si CVnCoV ka prodhuar antitrupa tek brejtësit, raporton Reuters.

Vaksina e cila po testohet në njerëz në fazë të hershme, ka rezultuar se mbron mushkëritë e brejtësve kur i ekspozohen virusit.

Nga kompania kanë thënë se vaksina deri tash ka treguar përgjigje efikase për mbrojtjen e imunitetit duke ofruar edhe mbrojtje të mushkërive.