Lifestyle

“Programi Fluturues i Fëmijëve” sjell këshillat për gjumin

“Programi Fluturues i Fëmijëve” sjell këshillat për gjumin

Sa orë gjumë duhet të bëjnë fëmijët? Në sa ora duhet fjetur? Çfarë duhet të bëjnë para se të flenë për një gjumë të rehatshëm? Këshilla për praktika të mirë të gjumit tek fëmijët do të mund të dëgjojnë të vegjlit nga psikologia Trëndelina Krasniqi në edicionin më të ri të PFF-së.

Sërish nuk do të mungojnë rubrikat e përjavshme: “Ngjyra, ngjyra”, “A e dini si...?” dhe “Kuizi”, përmes së cilave fëmijët marrin ide kreative për punime të ndryshme artistike, kuptojnë se si bëhen gjërat, si dhe mësojnë e sfidojnë njohuritë e tyre për gjësende nga më të ndryshmet.