Lifestyle

“Fëmijët mund të mos rekomandohen fillimisht për marrjen e vaksinës kundër koronavirusit”

Descriptive Text

Qendra për Kontrollimin e Sëmundjeve dhe Parandalimit (CDC) në SHBA ka thënë se vaksina kundër COVID-19 mund të mos rekomandohet fillimisht për fëmijët, kur ajo të jetë në dispozicion, raporton Reuters.

Fëmijët, që shumë rrallë kanë simptome të COVID-19, ende nuk janë testuar në ndonjë eksperiment të vaksinës ndaj koronavirusit.

CDC-ja ka bërë të ditur se deri më tani testime klinike kanë përfshirë vetëm të rriturit jo shtatzënë, duke theksuar se grupet e rekomanduara mund të ndryshojnë në të ardhmen, derisa provat për testimin e vaksinës mund të zgjerohen në më shumë njerëz që pritet të rekrutohen, transmeton KOHA.

Pfizer Inc ka thënë se do të regjistrojë fëmijë, që janë në gjendje të kalojnë virusin në grupin e njerëzve me rrezikshmëri të lartë, në moshë deri 12 vjeç në testimet e ardhshme.

Derisa kompania tjetër AstraZeneca ka thënë se do të ketë testimet për fëmijët nga mosha 5-12 vjeçare.

Ende nuk ka një vaksinë për COVID-19, por kompanitë si Pfizer dhe Moderna janë në fazën finale të testimeve.