Lifestyle

Stella McCartney synon të sjellë shpresë në kohë pandemie me koleksionin e saj të ri

Ngjyrat e bukura si portokalli, rozë dhe e kaltër, dominojnë në koleksionin e ri të disenjatores Stella McCartney, të prezantuar në formë digjitale si pjesë e javës së modës në Paris.

Sipas kreatores së famshme britanike, qëllimi i këtij koleksioni është të sjellë shpresë tek njerëzit, se karantina e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit një ditë do të mbetet kujtim i së kaluarës.

“Unë gjithsesi mendoj se në botë duhet të ketë më shumë optimizëm. Edhe nëse jeni duke qëndruar në shtëpi, duhet të mundoheni të dilni nga kjo situatë të veshur me stil dhe jo vetëm me rroba sportive,” citohet të ketë thënë McCratney për Reutersin.

Por, koleksioni i ri i disenjatores e cila është vajza e ish-anëtarit të bendit legjendar “The Beatles”, Paul McCartney, nuk iu shmang tërësisht dukjeve të karantinës duke krijuar veshje të kombinuara mes stilit dhe rehatisë, transmeton Koha.

Koleksioni edhe një herë i qëndroi besnik fokusit e markës së njohur të modës në përdorimin e materialeve natyrale, dhe 78 për qind e pambukut të shfrytëzuar në krijimin e veshjeve është organik. Derisa veshmbathjet e koleksionit janë krijuar nga materiale të ricikluara.

pasur kohë të lirë gjatë karantinës për ta eksploruar historinë e modës, McCartney e ka shfrytëzuar klasicizmin bashkëkohor duke huazuar silueta nga korsetat e vjetër dhe duke krijuar forma që e theksojnë trupin e femrës.

“Në këtë koleksion ka shumë ngjyrë dhe shpresë. Të gjitha rrobat i kam dizajnuar me vizionin e veshjes së tyre jashtë dhomës së gjumit dhe shtëpisë”, ka përfunduar McCartney.