Lifestyle

Vitamina D mund ta përgjysmojë rrezikun nga ndërlikimet fatale të koronavirusit

Vitamina D mund ta përgjysmojë rrezikun nga ndërlikimet fatale të koronavirusit
Foto: Ilustrim

Vitamina D mund ta ulë rrezikun e infektimit dhe ndikimit të COVID-19, ka treguar një studim i ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkencëtarët po i nxisin njerëzit që ta përdorin vitaminën D për ta ulur rrezikun e ndërlikimeve nga virusi. Tabletat e vitaminave kanë qenë duke u përdorur në disa shtete për t’i trajtuar pacientët me koronavirus, por studimi i ri i përkrah pretendimet se këto suplemente dhe koronavirusi janë të ndërlidhura.