Lifestyle

Shërimi i tërë familjes

Në natën kur kisha dorëzuar aplikimin tim për fakultet, u shtriva në shtrat dhe vështrova qiellin përmes dritares sime për orë të tëra. Iu luta hënës që të vdisja sa më shpejt. Në dukje, dukesha e përkryer (të paktën për të rriturit që më thanë): pikë të mjaftueshme në Testin Kombëtar qysh në herën e parë, tri teste të lëndëve perfekte, 10 teste perfekte AP, fituese e çmimeve kombëtare, kryetare e disa klubeve, vullnetare, krijuese e një organizate edukative jopërfituese. Por më mirë do të vdisja sesa ta kuptoja që fjala “perfekt” prapëseprapë nuk mjaftonte për t’u pranuar në universitetet ku i kisha vërë synimet e mia.

Depresion e ankth

Nuk e dija se ekzistonin sëmundje të quajtura depresion dhe ankth, dhe të rriturit përreth meje nuk dyshuan kurrë, pasi dukesha sikur isha më e lumtura. Kur shpërtheja në lot, babai im më bërtiste që të ndaloja vajin pasi “askush nuk ka vdekur – kurseji lotët kur të vdes unë”. Dhe kur i tregova nënës sime që mendoja për vetëvrasje, reagimi i saj i parë ishte: “Si mund të jesh kaq vetjake?”. Ndihesha se nuk e meritoja dashurinë e tyre derisa të isha më shumë sesa perfekte.

U bëra pjesë e Universitetit të Yales si studente e gjeneratës së parë që kisha marrë ndihmë financiare, kisha punuar në McKinsey në New York dhe Londër dhe kisha marrë dy diploma masteri nga Stanfordi. Lotët e mi se nuk isha mjaftueshëm e mirë tani duken të pabazuar, por që nënkuptueshëm kishin sjellë suksesin tim.

Në kundërshtim me stereotipin e studentëve aziatikë të Ivy League, unë nuk kisha as prindër të pasur e as prindër që më hapnin rrugë. Familja ime e gjerë në Tajvan mezi që ishte arsimuar, kështu që kur isha në shkollën e mesme isha tashmë njeriu më i arsimuar në familjen time... (Më gjerësisht lexoni në KOHA Ditore)