Lifestyle

J&J fillon fazën e fundit të provave për vaksinën COVID-19

J&J fillon fazën e fundit të provave për vaksinën COVID-19

Gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson ka nisur fazën e tretë dhe të fundit të provave klinike në njerëz për vaksinën kundër COVID-19 që përdor një dozë të vetme.

Doktor Paul Stoffels, përgjegjës i operacioneve shkencore të kompanisë, u tha gazetarëve të mërkurën se vaksina është injektuar tek 60,000 persona në 215 vendndodhje të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, Argjentinë, Brazil, Kili, Kolumbi, Meksikë, Peru dhe Afrikën e Jugut, njofton VOA. Doktor Stoffels tha se Johnson & Johnson kaloi në fazën e tretë të provave klinike pasi pa rezultate pozitive gjatë fazës së parë dhe të dytë në SHBA e Belgjikë. Vaksina e Johnson & Johnson është katërta vaksinë potenciale kundër koronavirusit që po i nënshtrohet procesit të provave klinike në shkallë të gjerë në Shtetet e Bashkuara, së bashku me vaksinat që po testohen nga kompanitë Moderna, AstraZeneca dhe një vaksine bashkëpunim i kompanisë Pfizer dhe BioNTech me bazë në Gjermani. Të katër përpjekjet janë pjesë e një programi të administratës së Presidentit Trump, për të ndihmuar dhe përshpejtuar procesin e zhvillimit, prodhimin dhe shpërndarjes së vaksinave kundër COVID-19. Synimi është që të prodhohen 300 milionë doza të një vaksine të miratuar, deri në janar të vitit 2021.